Mes “El Clasicos” dhe “Championsit”, mes polemikave për ndeshjen e Barcelonës në Majemi dhe natyrisht toneve të ngritura lidhur me fitoren më 9 futbollistë ndaj Getafes të dielën e kaluar, Çabi Alonso ka marrë fjalën, duke ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve. Në nisje gjithçka është përqëndruar të sfida kundër Juventusit të mërkurën në mbrëmje.
“Është një klasike europiane. Ne jemi përballur shumë herë me njëri-tjetrin dhe unë kam luajtur në disa prej tyre. Ndihemi shumë të përgatitur. Njerëzit shkojnë në Bernabeu të etur për të parë ndeshje të mëdha. Duhet t’u japim diçka që të mund të reagojnë.”
JUVENTUS- “Taktikisht, Juventusi është një ekip shumë i aftë. Ata ndryshojnë shumë pozicione, bëjnë shumë rrotullime. Nëse nuk je i pozicionuar mirë, ata janë të aftë të të çekuilibrojnë. Ne duhet të jemi të mirë në atë aspekt, me topin, të jemi të drejtpërdrejtë dhe ta çojmë lojën aty ku duam. “Ndeshja e nesërme është një klasik i futbollit evropian. Juventusi i përket atyre klubeve të zgjedhura që e bëjnë futbollin të madh. Mbaj mend që kam parë shumë në TV dhe kam luajtur në disa prej tyre. Po hyjmë shumë të përgatitur, të etur për të synuar fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve dhe për të pasur një fillim të mirë, kjo është ajo që duam. Kemi nevojë për stadiumin.
CILËSIA E JUVENTUSIT DHE JILDIZ- “Jemi vigjilentë për Juventusin nesër. Çdo italian që luan dobët mund të jetë i rrezikshëm. Nuk më kujtohet si luajti Milani, por më kujtohet si shkoi ndeshja. Nuk mund ta harrojmë historinë. Juventusi është një ekip i shkëlqyer, i së kaluarës dhe i së tashmes. Ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe Ildiz është një prej tyre. Ai ka pasur një zhvillim fantastik. E njoh. Ai ishte te Bajerni kur unë isha atje. Të shoh progresin e tij më bën shumë të lumtur. Megjithatë ne jemi të etur për të synuar fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve dhe për të pasur një fillim të mirë, kjo është ajo që duam.
FORMA E DY SULMUESVE – “Te Mbape nuk janë vetëm golat. Ndikimi i tij është pothuajse po aq i rëndësishëm sa i përket shokëve të ekipit që e ndjekin me dhe pa top. Ai po na ndihmon. Ai ka shënuar gola kudo. Ndikimi, përtej shënimit të golit, është ajo që i duhet ekipit”. Përsa i përket Viniciusit ai është një lojtar shumë i mirë, ai është një pjesë kyçe e kësaj skuadre këtë sezon dhe ka qenë i tillë për shumë të tjerë. Jam shumë i lumtur ta shoh duke u argëtuar dhe duke buzëqeshur. Ndikimi që mund të ketë dhe mënyra se si e ndryshoi lojën. Ne kemi nevojë që ai të jetë shumë i përqendruar në lojë dhe në atë që bën mirë.