HomeSHKODRANET NEPER BOTEAlsid Tafili, edhe dy gola të tjerë për Lirinë e Prizrenit

Alsid Tafili, edhe dy gola të tjerë për Lirinë e Prizrenit

Mesfushori shkodran Alsid Tafili vazhdon të bëjë një paraqitje shumë të mirë në kampionatin kosovar me ekipin e Lirisë së Prizrenit. Ai edhe dje ka shënuar sërish duke i dhënë fitoren kësaj skuadre në një ndeshje shumë të rëndësishme të këtij kampionati. Madje, mesfushori 25 vjeçar shkodran nuk ka shënuar një por dy gola në këtë takim. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e djeshme të luajtur në Prizren në mes Lirisë vendas dhe ekipit Hysi të Prishtinës. Tafili ka qenë i pari që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 3-të pas një aksioni vetjak.

Skuadra e tij shënoi shpejt edhe një gol të dytë dhe kur u duk se Liria do arrintë një fitore të lehtë, miqtë kanë shënuar dy gola duke barazuar rezultatin. Për t’i dhënë fitoren prizrenasve, ka menduar sërish Tafili që ka kthyer në gol një 11-metërsh të dhënë nga gjyqtari në favor të skuadrës së tij. Me këtë fitore, Liria është ngjitur në kuotën e 35 pikëve duke shpëtuar gati plotësisht nga play out-i. E rëndësishme është që shumë pikë kësaj skuadre që nga shkurti e këtej, ia ka dhënë ish-mesfushori i Vllaznisë, Laçit dhe Teutës në kampionatin shqiptar teksa ka shënuar për të plot 7 gola.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments