Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLAltin Lala: Interesi për lojtarët shqiptarë në tregun e huaj tashmë është...

Altin Lala: Interesi për lojtarët shqiptarë në tregun e huaj tashmë është më i lartë se çka qenë më përpara

Muaji janar në futboll përkon me një periudhë pushimesh dhe në të njëjtën kohë lëvizjes të lojtarëve, për të gjetur një mundësi të re dhe skuadrave për t’u përforcuar. Por ndërkohë që Superligën shqiptare futbollistët kthehen nga “emigrimi”, sa interesant janë lojtarët vendas për tregn botëror të futbollit. Altin Lala është ndër të paktit ish- lojtarë të kombëtares që sot kryen rolin e promotorit të futbollistëve shqiptarë, në rolin e menaxherit të futbollistëve.

Pasi përfundova karrierën si futbollist, fillimisht bëra kursin e trajnerëve, UEFA Pro dhe më pas u angazhova pak si zv.trajner i kombëtares A dhe trajner i kuqezinjëve të vegjël, U19-s. Ishte një eksperiencë shumë e mirë, por afatgjatë mendoja se do të ishte më mirë për mua të bëja rolin e menaxherit të futbollit. Si fillim, kisha lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashicën, më pëlqen më tepër kjo fushë. Ndërsa në kampionatin shqiptarë kam 4 lojtarë, si Mario Dajsinani, Klevi Qefalia, Adrian Doçin dhe Grei Kuçi që luan tek Teuta. Këto vitet e fundit ka një lëvizje në transfertat e lojtarëve shqiptarë sepse përpara kësaj periudhe, kishte një ngërç dhe si rrjedhojë mund të them se interesi për lojtarët shqiptarë është më i lartë seç ka qenë.”

Shpesh në transfertat e lojtarëve të evidentuar dhe që kanë kërkesa nga klube të ndryshme, janë prindërit, ata që shpesh tentojnë të japin opinionin e tyre dhe të vendosin kushte, për këtë aspekt Lala tashmë ka një këshillë të tijën kur thotë:

“Çështja e ndërhyrjeve të prindërve është një problematikë e të gjithë lojtarëve nga Ballkani jo vetëm në Shqipëri. Kjo lidhet me mentalitetin dhe unë shpesh kur flas me prindërit i kërkoj të mos ndërhyjnë pasi nuk është produktive të ndërhysh në gjëra teknike të futbollit apo të përfshihesh në ecurinë e lojtarit, prindërit kanë detyrë të edukojnë fëmijët e tyre jo të ndikojnë tek sporti kështu që mund të them që prindërit shpesh ndikojnë negativisht. Megjithatë ka edhe prindër neutral, por shumica janë problematik”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments