Trajneri Agim Canaj në studion e Pressing është shprehur se derbi i nesërm është ai i konfirmimit për Tiranën, ndërsa për Partizanin është ai i revanshit. Canaj shprehet se nëse të kuqtë fitojnë shkojnë në tre pikë nga kreu dhe më pas çdo gjë është e hapur.

“Janë të rëndësishëm për momentin ku ndeshen skuadrat. Tirana derbi i konfirmimit dhe Partizani derbi i revanshit. Nëse Tirana vazhdon do jetë forca e parë, nëse ndodhe kundërta Partizani merr një drejtim tjetër dhe bëhet garë treshe për kampionatin.

Nëse merr një fitore konfirmohet, sepse akoma nuk mund ta konfirmojmë. Partizani nesër e tregon, ose nëse nuk fiton atëherë do dalë te forca e tretë dhe e katërt. Partizani ka një moment historik pasi nëse fiton, afrohet me tre pikë dhe nuk ka diferencë. Në momentin që fiton merr vetëbesim dhe një garanci të madhe. Në derbin e fundit Tirana fito në fund dhe jo se kishte shumë diferenca. Derbi i fituar nga Tirana stabilizojë formacionin dhe shumë gjëra te bardheblutë.

Është shumë e rëndësishme kush e ka në zotërim topin, ai që e ka është më i orientuar në atë që kërkon. Ndonjëherë skuadrat dalin jashtë detyrave për të dhënë maksimumin dhe nga dëshira. Tirana është një skuadër që në dy ndeshjet e fundit ka pësuar dhe ka ditur ta kthejë dhe të barazojë e të fitojë. A do jetë i aftë Partizani ta shfrytëzojë këtë.

Tirana lë hapësira pas prandaj edhe është goditur. Do jetë një duel trajnerësh, si do orientohen. Tirana e ka treguar që dominon, e ka luftën për topin e parë. Këtë nuk e ka treguar Partizani, nuk ka ditur të ekuilibrojë veprimet sulmin me mbrojtjen. Ka shumë lëvizje dhe asnjëherë nuk kanë gjetur sulmin vrastar. Por, cilësia është, por nuk është ekuilibri në skuadër. Do jetë një derbi që do ketë gola”, u shpreh Canaj.