Java e VIII e kategorise se pare ne grupin A sjell ndryshime ne renditje dhe konkretisht Kastrioti qe merr kyesimin e ketij grupi me plot merite sepse eshte e vetmja skuader pa asnje humbje. Gjithashtu Beslidhja kryen me sukses detyrat e shtepise ku bashke me Korabin edhe pse vjen pas humbjes, jane skuadrat qe deri ne fund te sezonit bashke me Erzenin do jene rivalizuese per Superiore.
Veleçiku – Burreli (1-1)
Rezultat i pritshem sepse Veleçiku po kalonte nje forme shume te mire, gjithashtu edhe Burreli i cili erdhi pas nje fitoreje me Beslidhjen.
Terbuni – Shkumbini (1-1)
Terbuni humbi dy pike qe do ishin shume me vlere per ecurine. Shkumbini arrin te marre kete barazim qe nga ana psikologjike motivon skuadren per ecurine e metejshme.
Beslidhja – Dinamo (4-0)
Beslidhja arrin fitore bindese ne fushen e vet, kunder nje skuadre e cila pretenduam dhe gjykuam se do ngreje pak koken ne menyre qe mos te dorezohet kaq shpejt. Ndoshta e kane lene per periudhen e janarit, gjithsesi mendoj se do jete shume vone nese nuk arrin te marre disa pike kete faze, pasi sivjet nuk pergjysmohen me piket! BESLIDHJA duhet te kete vazhdimesi ne rezultate dhe uroj qe te mos ndalet sepse me te vertete meriton ta arrije objektivin.
Egnatia – Korabi (1-0)
Me ne fund vendasit arriten nje fitore e cila vlen dyfish kur vjen kunder ekipit qe ishte kryesues dhe po gezonte nje forme shume te mire.
Kastrioti-Erzeni (2-0)
Kastrioti shume racional ne kete periudhe, gje e cila i jep edhe kryesimin e kategorise se pare ne grupin A. Fitore kunder nje skuadre relativisht te forte e cila eshte ne kater kryesueset dhe jo rastesisht por ne baze te organikes qe ka.
-Kam theksuar se pas javes se 10-te do kemi me stabilitet tek kryesuesit dhe tek skuadrat qe do i shohim ne lufte per mbijetese, gjithsesi kampionati ka hyre ne muajt me te bukur ku dhe ritmet e ndeshjeve jane ne top ( maksimumin) e mundesive te tyre.