Nga Andi GJURGJEJ

Kam degjuar me shume interes deklaratat ne media te protagonisteve ne studiot sportive te ish kapitenit Gilman Lika, te Ardian Memes dhe Shkelqim Muces. Po i citoj si me poshte:

Lika: Ndeshja me e dobet e sezonit per Vllaznine. Nuk krijoi asnje rast per gol.

Mema: Vllaznia eshte ekip i stresuar.

Muca: Vllaznia lejon hapesira ne mbrojtje. Kur zevedesohet Krymi krijohen probleme.

Gilman Lika ka bere nje citim shume te sakte dhe ja mbeshtes mendimin. Eshte fakt qe Vllaznia zhvilloi ndeshjen me te dobet te kampionatit ndaj Tiranes dhe se nuk shenoi asnje rast te rrezikshem ne porten e Tiranes pervec shenimit te penalltise.

Tirana ate ndeshje luajti shume here me mire sesa Vllaznia edhe pse zemra nuk ta do te thuash gjera te tilla ku dihet rivaliteti qe kane keto dy ekipe embleme, por ata kishin shume me teper superioritet ndaj nesh, ku pervec dy golave qe realizuan kishin te pakten dhe 2-3 raste te tjera “te pastra” per gol qe nuk i shfrytezuan kurse Vllaznia asnje rast, dhe ku sulmi i saj caloi nga te gjitha anet. E kam cituar edhe ne postimet e tjera qe Berdaric duhet te punoje fort me ekipin dhe ne veçanti me repartin ofensiv ku golat per tyre kane munguar prej disa ndeshjesh.

Nga ana tjeter, Mema si nje specialist i mirenjohur i futbollit e ka artikuluar deri diku sakte fjalen se Vllaznia eshte ne stres. Kete e kane treguar paraqitjet e dobeta ne ndeshjet e fundit ku Vllaznia nuk u shfaq me si ai ekipi qe i bindi te gjithe me lojen e saj dhe qe i beri te dashurohen pas lojes se saj, por duket se i eshte kthyer “kujtimeve te vjetra”.

Jam i bindur se ky stres te Vllaznia eshte krijuar nga “pergjegjesia” dhe “presioni” qe ky ekip ka per te ruajtur te paprekur vendin e pare te renditjes, pa permendur nga ana tjeter euforine qe kerkon nje diskutim tjeter. Prandaj them se Vllaznia nuk duhet te ndihet ne presion dhe te luaje gjithnje lojen e saj siç i ka hije.

Me bind shprehja e nje eksperti ne trajninun shqiptar siç eshte Shkelqim Muca ku thote se Vllaznia lejon hapesira ne prapavije dhe kur Krymi zevendesohet krijohen probleme.

Mendoj se eshte arsyetim i sakte. Ne ndeshjet qe kam ndjekur e them me bindje se Vllaznia kur hidhet ne sulm dhe humb kur
ne ndonje rast humbet papritur topin ne mesfushe krijon disbalanca ne prapavije, e njejte siç ishte rasti i Seferit ku perballe Zogoviçit mund te kishte shenuar.

Kjo mendoj se eshte defekti i vetem qe Vllaznia ka aktualisht ne mbrojtje dhe ku kerkohet pune e forte per te permiresuar shumeçka, sepse ne ndeshje te tjera katershja Gurishta-Adili-Imami-Isaevski kane bere paraqitje mjaft te mira dhe kane marre vleresim maksimal nga tifoze dhe specialiste dhe se nuk eshte konstatuar ndonje problem tjeter. Pergjithesisht, mbrojtja ka qene solide dhe eshte cilesuar pika me e forte e Vllaznise. Kritikat ne kete rast nuk kane vend.

KRYMI eshte motorri i mesfushes se Vllaznise. Kur ai zevendesohet per shkak te lodhjes ose te ndonje demtimi te mundshem ketij reparti i humbet gjalleria dhe kompaktesia. Topat qe kalojne nga mbrojtja ne mesfushe dhe nga mesfusha ne sulm kalojne nga kembet e tij dhe eshte si nje rregullator ndermjet reparteve.

E di se Ardit Krymi mund te jete kritikuar per ndonje performance te dobet, por çdo lojtar ka ulje-ngritjet e veta ne formen sportive siç çdo lojtar tjeter. Mendoj se ne rolin e tij ai eshte i pazevendesueshem dhe se nuk mund ta mbuloje as Kaleziç dhe as ndonje lojtar tjeter. Une do mund t’i kisha thene “Gerrard-i” shqiptar edhe pse ndoshta disa persona mund te qeshin…

Ndersa per nga ana teknike mendoj se nuk duhet te praktikohet me heqja e nje mesfushori qendror dhe futja ne loje e nje sulmuesi, si ne kete rast te heqesh nga loja Krymi-n dhe te futesh Cisse-n me modulin per te shtuar me teper forcen sulmuese kur pozitat jane per te marre nje barazim ose humbje. Trajneri bie ne gabim dhe loja deshton sepse ekipi peson çrregullim. Ky eshte problemi qe une gjykoj ne kete rast.