Andi Lila zbuloi se një nga pengjet në karrierën e tij është se nuk luajti kurrë në karrierë me Vllazninë.
I ftuar në studion e “Procesit Sportiv”, ish-futbollisti i Kombëtares, foli për situatë aspak pozitive te klubi shkodran, duke deklaruar:
Një nga pengjet e mia në karrierë është që nuk kam luajtur kurrë në karrierë me Vllazninë. Do të isha shumë i lumtur që Vllaznia të dilte kampione. Humbjet njëra pas tjerës ndikojnë psikologjikisht.
Trajnerin duhet ta kenë frikë, respektin duhet ta fitojë me dijet e tij në fushën e lojës. Ndoshta mos është më mirë për Vllazninë që ta kishin ndryshuar trajnerin. Ky është mendimi im personal, mos ndoshta është ai ngërçi.
Në këtë fazë të kampionatit duhen lojtarë me eksperiencë. Nëse do të ishin Gilman Lika, Shtubina, Sherri, do të ishin një vlerë e shtuar. Bëhet fjalë për boshtin e skuadrës”, deklaroi ndër të tjera Lila.