Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila i ftuar në studion e “SuperSport” foli formën e Uzunit si dhe llogaritë e Shqipërisë për tu kualifikuar në Botërorin “Katar 2022”.
“Uzuni një futbollist nga rrugicat e Beratit, vjen te Laçi, pastaj te Lokomotiva e më pas kalon te Ferencvarosh. Është një shembull dhe i ka të gjitha mundësitë për të bërë përpara.
Trajneri i bën llogarinë në mënyrën e tij, por me një llogari të thjeshtë duam që të marrim 6 pikë dhe sot mund ta kemi ndeshjen më të lehtë se me Poloninë. Unë mendoj që sot është e mundur të marrim 3 pikët dhe të ecim përpara, aty ku dëshiron çdo lojtar.
Kundërshtarët tanë të vërtetë janë skuadra si Hungaria dhe Polonia. Duhet krijuar balancë në të tilla të ndryshme. Hungaria do të kërkojë 3 pikët dhe në minutat e para duhet të tregohemi të kujdesshëm.
Batuta me Handanoviç: Ndaj Sllovenisë fituam 1-0 në Tiranë, ndërsa në transfertë Salihi ka humbur raste pa fund. Portieri slloven, Handanoviç ka bërë dy tre pritje vendimtare dhe nuk e shikoja dot më me ekipin e zemrës Interin, se i priti ato raste Salihit”, u shpreh Lila.