Ankandi i shumëpritur për shitjen 100% të aksioneve të klubit Vllaznia ka nisur zyrtarisht dje, por për fituesin duhet pritur ende. Referuar ligjit të ankandeve, për të mësuar pronarin e ri të Vllaznisë duhet pritur të paktën edhe 17 ditë.
Të martën në orën 10:00, biznesmenët që kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në ankand, janë shfaqur në sallën e Këshillit Bashkiak.
Nga nëntë të interesuar zyrtarisht, vetëm tri kompani janë paraqitur në seancën e parë, pikërisht ajo që administrohet nga sponsori aktual i Vllaznisë, Alban Xhaferi, “Joni 5 sh.p.k” me përfaqësues Emiliano Zhupën, si dhe Almiro Gurakuqin.
Biznesmenët e interesuar kanë paraqitur ofertat e tyre para komisionit, që do t’ua bëjë më pas publike të gjithë të pranishmëve. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se kompania “Joni 5 sh.p.k” ka bërë ofertën më të madhe për blerjen e klubit. Bëhet fjalë për një shumë prej 1.3 milionë eurosh.
Nderkohe Alban Xhaferi mesohet se ka bere nje oferte paraprake prej 625 mije eurosh, ndersa Almiro Gurakuqi ka bere nje oferte prej 575 mije eurosh. Megjithate asgje nuk ka perfunduar sepse ankandi perfundimtar ende nuk eshte mbyllur.