Tirana ishte përfshirë nga ankthi i COVID-19 këto ditë teksa disa prej bardhebluve kishin dhënë shenja shqetësuese të cilat lidheshin edhe me virusin e rrezikshëm.
Kështu, trajneri Orges Shehi, përgatitësi i portierëve, Alfred Osmani dhe Agustin Torasa u shqetësuan prej temperaturës.
Kjo bëri që të tre të vetëizoloheshin për arsye sigurie, ndërsa edhe pjesa tjetër e futbollistëve u detyrua të bënte tamponë për të qenë tërësisht të sigurt.
Dhe, tashmë pas përgjigjes së tamponëve, alarmi është shuar pasi futbollistët kanë dalë të gjithë negativë dhe mund të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Teutës. /VipSport/