HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAntonio Marku 'fjalë dashnie' pas largimit nga Vllaznia dhe para zyrtarizimit të...

Antonio Marku ‘fjalë dashnie’ pas largimit nga Vllaznia dhe para zyrtarizimit të ekipit të ri

Antonio Marku nuk ka qendruar gjate te prese Vllaznise dhe “proven” e saj por ka menduar te vazhdoje karrieren e tij diku tjeter. Ndonese ende nuk e ka zyrtarizuar ekipin e tij te ri, kjo pritet ne oret ne vijim.

Megjithate para se ta bej kete gje, i ka dhene “lamtumiren” Vllaznise. Permes nje postimi ne facebook, me fjale shume te zgjedhura e te goditura, ka shprehur ate çfare ka ndjere per kete emer dhe kete fanelle. Ja çfare shkruan ai:

“Dashnine per ekipin e qytetit tem nuk e kam tregu me fjale, por me vepra dhe ne t’vertete. E per kyt ndihem taman i lumtun dhe nji krenar i perulun.

Kto vite jane n’zemren teme. Jena gzu bashke, jena hidheru bashke, jena tradhetu bashke, kena kja prej merzis bashke e kena kja prej gzimit bashke.

Faleminders per tan kto vite Vllazni. T’jesh e sigurt qe jam nder ata qe s’tkam tradhetu kurre. As ne mendime. Kto perjetime e sfida mkan rrit e forcu karakterin e mkan afru ma shum me Zotin.

Faleminders prej gjithkujt per ndihmen respektin e vleresimin. Jeni pjese e jetes teme.
Tshkoft mar Vllazni. Paç afer vedit njerez qe t’dojne per at ca Ti je..e jo per at ca munden me marr prej tejet”

🔴🔵💪🏽

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments