Largime, por edhe afrime e rinovime, në Fier duket se edhe në sezonin e ardhshëm synimet do të jenë maksimale.

Apolonia po shkon drejt rinovimit të sigurt me 3 futbollistë, të cilët qenë pjesë e formacionit bazë gjatë sezonit të fundit.

Bëhet fjalë për ganezët Benjamin Agiare e Kofi Jeboah, si dhe mbrojtësi senegalez, Ismaila Diop. Të tre lojtarët kanë rënë parimisht dakord me kushtet e kontratës dhe kanë pranuar që të jenë pjesë e skuadrës fierake edhe për sezonin e ri, ku Apolonia do të militojë në Kategorinë e Parë.

Firma mbetet thjesht një formalitet, gjë që do të realizohet qysh në momentin e parë të mbërritjes së tyre në Shqipëri, në fillim të korrikut.