Pak ditë më parë mbrojtësi ironizoi klubin shkodran për këngën që do të publikonin, ndërsa përmes një postimi ai u shpreh se çfarë do të ndodhë me këtë këngë apo do të bëhet hit veror.

Tashmë nga Shkodra vjen edhe për përgjigja për Teutën e në një intervistë për “Sport Magazine”, kapiteni dhe një nga lojtarët më të spikatur, Erdenis Gurishta ka zbuluar kërkesën e tifozëve shkodran, ndërsa ka folur edhe për ndeshjet e e fundit të Vllaznisë në kampionat dhe Kupë.

“Këtu në Shkodër është gjithçka mirë. Me fitoren e djeshme i kemi arritur objektivat, për të qenë në Kupat e Europës. Jemi në finale të Kupës dhe gjithçka është në rregull.

Matematika na lejon që të jemi edhe kampion, pse jo. Unë besoj se titulli do vendoset të premten mes Partizanit dhe Vllaznisë. Këto janë dy ekipet që për mua e meritojnë më tepër që të jenë kampion. Por le ta shohim të premten se kush do të jetë më i fortë.

“Kupa apo kampionati? “Po në Kupë jemi vetëm një hap larg. Në kampionat nuk varet gjithçka nga ne, duhet edhe që Laci të fitojë me Teutën, prandaj nuk jemi po aq optimist. Më përpara këtu në Shkodër thonin që ta fitojë kush skuadër do të dojë kampionatin, por jo Partizani.

Pas atij postimi që ka bërë kapiteni i Teutës për këngën e Vllaznisë thonë që kampionatin ta marrë kush ekipi të dojë, por vetëm Teuta jo”, – u shpreh Erdenis Gurishta, sot pas ndeshjes dhe fitores me krutanët, si dhe në prag të sfidës me Partizanin./Vipsport/