Teuta pësoi disfatë 0-4 nga Partizani, në ndeshjen e javës së 19-të të kampionatit. Menjëherë pas 90 minutëshit për mediet foli trajneri i durrsakëve, Renato Arapi. Nuk ka si të jetë i lumtur Arapi, i cili në prenoncim shprehet se kjo humbje dhemb shumë. Numri një i pankinës së “Djemve të detit” se pavarësisht situatës, ekipi do shpëtojë sezonin.
“Ai gol i pësuar shpejt na dha një goditje. Aty u ç’organizuam akoma më tepër. U munduam të rregulluam gjërat, por më kot. Kemi shumë gjëra për të rregulluar. Kjo humbje dhemb. Ne duhet të shikojmë përpara dhe të përmirëoshemi.
Objektivat- Po të kishim fituar sot, mund të pretendonim edhe më lart. Ky është realiteti, duke parë edhe renditjen.
Kartoni i kuq i Dajës- Nuk jam i qartë. Analizën e ndeshjes do ta bëjmë nesër. As unë nuk e di se çfarë ka ndodhur.
Lojtarët- Edhe pas golit u thashë që duhet të bëjmë lojën tonë. Edhe trysnia ndikon, por edhe lodhja bën te veten. Mund të ketë ndikuar edhe kjo pjesë.
Ndryshimet- Ne e kemi folur edhe disa herë që ndryshimet nuk i bëjnë mirë ekipit. Duhet të kishim qenë më të kujdesshëm. Mbase jemi akoma brenda objektivave për të shpëtuar sezonin, pasi kemi edhe Kupën.
Aleksi- Aleksi është pika kyçe jonë. Ai është lojtar që i interpreton mirë gjërat, por për arsye shëndetësore, e zëvendësuam.
Mbrojtja- Një nga gjërat që duam çdo seancë është komunikimi. Shpresojmë që të përmirësohemi. Ne kemi mbrojtësa me përvojë. Do përpiqemi që të bëjmë maksimumin” – tha ai.