Ne ndeshjen e sotme ne mes Vllaznise dhe Teutes nuk kane munguar edhe rastet e movioles, te cilat jane bere edhe pjese e diskutimeve te shumta jo vetem ne stadium por edhe ne studiot e ndryshme televizive.

Tek goli i dyte i Teutes ka patur dyshim per pozicion jashte loje te autorit te golit Lorenco Vila, por ne fakt, topi fillimisht ka shkuar tek Rubin Hebaj qe ka qene ne pozicion te rregullt.

Por nderkohe, ne fundin e ndeshjes, trajneri i Teutes Renato Arapi eshte ankuar per kartonin e kuq te dhene per mbrojtesin Qaqi, por ne fakt duhet thene se arbitrat “i kane falur” durrsaket.

Ata duhej te kishin mbetur me 10 futbolliste qe ne minuten e 32-te kur Avdyli ka nderhyre me taka ne menyre shume te rrezikshme ndaj kapitenit Gurishta dhe arbitri Jorgji e ndeshkon vetem me karton te verdhe.

E çuditshme ka qene mosnderhyrja fare e sistemit VAR ne kete moment sepse nese do te kishte ndodhur keshtu, atehere me siguri qe per mesfushorin e Teutes do te kishte patur direkt karton te kuq./SHKODRA-SPORT.COM/