Friday, January 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREArbeloa: Përforcime? Nëse na duhet diçka, Reali ka një akademi të shkëlqyer

Arbeloa: Përforcime? Nëse na duhet diçka, Reali ka një akademi të shkëlqyer

Álvaro Arbeloa përballet me ndeshjen e tij të katërt si trajner i Real Madridit, me Rodrygo në listë dhe objektivin e fitores në transfertë ndaj Villarrealit (e shtunë, 21:00). Në konferencë, ai e cilësoi sfidën në “La Cerámica” si “një nga transfertat më të vështira në La Liga”, duke theksuar se “duhet niveli ynë më i lartë për të marrë tri pikët”.

Arbeloa u shpreh i kënaqur me “predispozicionin e të gjithë lojtarëve për të vënë ekipin mbi individin”, duke vlerësuar Camavinga dhe Valverde për paraqitjen ndaj Monaco. Për kritikat tha se është “shumë i qetë dhe i fokusuar për të nxjerrë më të mirën nga lojtarët”.

Për rinovimin e Vinícius: “I takon atij dhe klubit; dëshira ime është të vazhdojë të bëjë histori”. Ai shpreson që ndeshja me Monaco të jetë “pikë kthese”. Për merkaton e dimrit: “Kam një skuadër të jashtëzakonshme… Nëse duhet diçka, kemi një akademi të madhe”. Për Bellingham, trajneri vlerësoi “mentalitetin fitues, lidershipin dhe karakterin”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments