I ftuar mbrëmë në rubrikën sportive të Star Sport ishte edhe trajneri i Murlanit për femra, Arben Parmeza. Ai u ndal tek suksesi i fundit i Vllaznisë në kampionat, ku theksoi që tashmë të rëndësishme janë vetëm pikët dhe loja që zhvillon ekipi lihet në plan të dytë në fundin e kampionatit.

Parmeza tha: “Fitorja kundër Skënderbeut i jel frymë skuadrës. Tashmë ekipi është totalisht në garë për një vend në Europë. Ishte edhe përpara kësaj jave, apo edhe para shumë javësh. Skuadra ka qenë gjithmonë brenda objektivave dhe nuk e kuptova asnjëherë edhe largimin e Brdariç.

Në këto momente di të them se rëndësi kanë rezultatet. Vllaznia ka zhvilluar lojëra të bukura gjatë edicionit, por nuk ka arritur rezultatet e duhura.

Ndërsa në këto momente ku ndodhet kampionati, e rëndësishme është që të merren pikët dhe loja e bukur lihet në plan të dytë. Ekipi duhet të ketë edhe mbështetjen e tifozëve në këtë fund kampionati, që është shumë e rëndësishme”.

Endri ÇINARI