Ecuria e Vllaznisë dhe huazimi i Taulant Seferit nga Tirana. Këto kanë qënë temat që ish drejtori sportiv i bardhebluve, aktualisht shefi i garave në Ligen Profesioniste, Arbi Laçi ka prekur në Pressing te Abc News.
“Seferi është sulmues i dytë, ashtu si Muçi dhe mendoj se mund të kombinohen shkëlqyeshëm me njëri-tjetrin. Vllaznia është skuadra, që luan futboll më mirë dhe bën diferencën.
I komplimentoj sesi kanë menaxhuar euforinë, që Shkodra e ka pak traditë. Fakti që e menaxhaun mirë dhe e kaluan mirë këtë provë me veten, i bën të jenë për titull.
Ta përmendin titullin gjatë gjithë kohës sepse e meritojnë dhe kanë një skuadër të mirëndërtuar dhe mirëmenaxhuar. Ka një tjetër mentalitet dhe trajneri ka dorën e tij.
Jam i bindur se Vllaznia me kete ecuri qe ka, do ta mbyll sezonin ne dy vendet e para te renditjes dhe ne fakt e meriton kete gje”- tha ai.