Wednesday, February 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLArbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në ndeshjen e 'Conference League'

Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në ndeshjen e ‘Conference League’

Conference League ka arritur në fazën më kulminante, teksa të enjten do të luhen ndeshjet e para të fazës play-off, ku skuadrat do të luftojnë për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ve.

Në një prej sfidave më të rëndësishme të kësaj jave do të vendosin drejtësi arbitrat shqiptarë.

Në takimin Omonoia-HNK Rijeka, që do të luhet në Qipro, arbitër kryesor do të jetë Juxhin Xhaja.

Asistentë të tij janë caktuar Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Në dhomën e VAR-it do të jetë si asisten VAR, arbitri Kreshnik Bajramaj.

Kjo sfidë do të zhvillohet të enjten, më 19 shkurt, në orën 21:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments