Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLArbitrat shqiptarë në turin e tretë të Europa League, gjykojnë ekipin e...

Arbitrat shqiptarë në turin e tretë të Europa League, gjykojnë ekipin e madh spanjoll

Tre arbitra shqiptarë do të arbitrojnë për herë të parë në fazën e tretë kualifikuese (me formatin aktual) të Ligës së Europës.

“Xhaketat e zeza” janë graduar nga UEFA, duke marrë besim për një takim ku në fushë do të jetë një skuadër me emër dhe traditë në futbollin europian si Sevija.

Kryesori Enea Jorgji i asistuar nga ndërkombëtarët Rejdi Avdo dhe Ridigerd Çokaj do të vendosin drejtësi në ndeshjen e kthimit mes skuadrës spanjolle dhe Zalgiris Vilnius.

Për gjyqtarët shqiptarë, vlerësimi është i lartë që do të arbitrojnë një sfidë të tillë delikate, duke ditur që edhe takimi i parë ka përfunduar me fitore minimale 1-0.

Kjo treshe e gjyqtarëve shqiptarë me stemën e FIFA-s, po ngjitet në hierarki sa u përket tureve kualifikuese të arbitruara, duke regjistruar një hap cilësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments