Ne Shkoder ende nuk u ka ikur inati me Enea Jorgjin per historine me te fundit te ndeshkimit prej tij, ate ne ndeshjen ndaj Tiranes. Arbitri “non grata” i kuqebluve gjithsesi ka lene pas denimin e dhene nga Sektori i Arbitrimit prane FSHF-se dhe perpos kesaj, ka marre edhe nje “dhurate” shume te rendesishme.
Këtë radhë protagonist për një arritje shumë të madhe do të jetë një arbitër, emri i të cilit nuk është i padëgjuar në futbollin shqiptar. Ai është Enea Jorgji, që vlerësohet shumë nga tifozët, por edhe nga mediat si një nga arbitrat më të përgatitur për 90 minutat e një takimi, madje duke mbajtur edhe stemën e FIFA-s.
Reputacioni i tij nuk mund të mos vihej re nga UEFA, duke i ofruar të gjykojë ndeshjen e të rinjve midis Juventus dhe Bayer Leverkusen e cila zhvillohet në të njëjtën ditë më eventin e “Champions League”.
Kjo do t’i jepte mundësinë gjyqtarit Jorgji që të njihet në arenën ndërkombëtare dhe pse jo në vitet e ardhshme të arbitrojë ndeshje shumë herë më të rëndësishme.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se ky arbiter ka bere paraqitje te mira ne ndeshjet qe i jane dhene per gjykim ne Europe nderkohe qe ne Shqiperi eshte ndryshe. Jane jo te pakta rastet kur ai ka bere gabime te renda dhe per rrjedhoje ketu lind dyshimi i madh nese keto vendime ne kampionatin shqiptar i ben me dashje apo jo.