Tirana është mposhtur nga Teuta në “Selman Stërmasi”. Kryeqytetasit humbën me shifrat 1-0, me gol të Maçollit dhe kjo për ta është disfatat e dytë rresht në kampionat, duke vështirësuar kështu pozitat e tyre në klasifikim. Pas kësaj sfide ka folur Ardian Nuhiu, me timonierin e bardhebluve që ka theksuar se:
“Në fakt në momentin që të mungon Alvarez dhe Xhixha, dy futbollistë që jemi përqëndruar të jenë krijuesit e rasteve, ne nuk i kishim. Provuam me Patrik dhe Kobiljar, pjesën e parë kanë bërë jashtëzakonisht mirë. Patrik shërbeu për Tabeku dhe nuk arritëm të realizonim.
Donim ta fitonim ndeshjen, Haxhiu nuk kishte më tepër forcë të vazhdonte se 1 muaj jashtë. Xhixha kishte bërë vetëm 1 seancë me skuadrën. Nuk mendoj se sistemi na krijoi probleme, gabuam shumë topa në mesfushë. Kundërshtari ishte me 3 sulmues. Duhet të shfrytëzonim Rafën.
Ndoshta pjesën e parë, pak më shpejt duhet të qarkullonim topin. Ishim në mesfushë 3 kundër 2. Në bazë të analizës ishim munduar përmes qendrës më tepër, por shumë pak e shfrytëzuam Rafën.Kemi ndeshje në vazhdim, Tare është i rëndësishëm. Ernest nuk është në gjendjen e duhur fizike. Ndoshta u mundua dhe dha maksimumin e tij, por ai ka qenë maksimumi i tij.
Rrëzim nga kategoria? Në asnjë moment nuk kemi frikë, dhe me skuadra të mëdha dimë të marrim pikë. Të përqëndrohemi te ndeshja e radhës, ta përgatisim në maksimum. Nuk shoh në asnjë moment shqetësim. Kemi skuadër të mirë dhe me kualitet, sot nuk morëm 3 pikët, por duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, ka deklaruar trajneri i kryeqytetasve.


