Sot Vllaznia arriti nje fitore teper te rendesishem perballe Kastriotit ne ndeshjen e luajtur ne Kamez, ne nje ndeshje ku terreni i veshtire ndikoi se tepermi, por ajo qe eshte me rendesishmja eshte se Vllaznia doli me 3 pike nga ndeshja e sotme.

Optimizmi i stafit u shperblye me nje fitore ne minuten 92-te te shteses me golin e protagonistit kryesor, sulmuesit vlonjat Ardit Hoxhaj.

Pas nje krosimi perfekt nga Arsid Kruja topi gjen brenda zones vlonjatin Hoxhaj qe nuk fal, dhe tashme rigjen serish golin pas 9-ndeshjesh.

Me kete fitore, Vllaznia mori serish kryesimin duket se po ben nje hap rikthimi tek rezultatet pozitive, por kjo do shihet dhe ne ndeshjet e ardhshme te cilat do jene vendimtare per objektivat e saj.
Andi GJURGJEJ