Vllaznia do të luajë këtë fundjavë sfidën e javës së dytë të Superligës ndaj Teutës në “Loro Boriçi”. Shkodranët fituan ndeshjen e parë 3-5 ndaj Laçit në transfertë, ndërsa këtë javë presin një tjetër rival për titullin kampion.

Trajneri Brdariç do të ketë një “armë” më shumë për këtë takim pasi Ardit Hoxhaj është rikuperuar plotësisht. Sulmuesi ka qenë i dëmtuar, por tashmë e ka kaluar këtë dëmtim dhe është stërvitur normalisht me skuadrën.

Ai i mungonte skuadres qe prej ndeshjes miqesores me Terbunin ku u demtua dhe gjate kesaj periudhe ka qene ne fazen e rikuperimit, por tashme çdo gje duket se eshte ashtu si duhet.

“I lumtur që jam rikthyer më i fortë”- shkruan ai permes nje statusi te publikuar ne rrjetet sociale, te cilin e shoqeron edhe me nje foto gjate stervitjes me ekipin.

Vlonjati me shumë mundësi do të jetë në stol përballë Teutës dhe gati për të dhënë kontributin e tij. E rendesishme eshte qe organika e Vllaznise tashme eshte me e plote dhe stafi teknik do te kete mundesine e perzgjedhjes per lojtaret qe do te hedhe ne fushe.