Vllaznia është rikthyer te fitorja, duke mundur minimalisht 1-0 Apoloninë në “Loro Boriçi”. Për të komentuar suksesin më të fundit të kuqebluve, në një lidhje direkte me “Rubrika Sportive” në RTSH, ka menduar Ardit Krymi, i cili ka theksuar:

“Ishte një ndeshje e vështirë, sepse vinim pas tri ndeshjes pa fitore, në pjesën e parë nuk u paraqitëm mirë, por me kalimin e minutave u përmirësuam. Rënie? Çdo ekip ka një moment jo, por besoj se kemi pasur stabilitet, në vazhdim se do të japim më të mirën”.

“Mungesa e golave? Na ka munguar dhe fati, sepse raste kemi krijuar, shpresojmë në ndeshjet e tjera. Rivalët? Laçin e shikoj si një kundërshtar të fortë, por dhe Partizanin e Teutën”.

“Ndeshja me Skënderbeun? Mendoj se kjo shtyrje do na ndihmojë. Objektivi? Gjithmonë na është kërkuar arritja në Kupat e Europës, por edhe titullin e mendojmë, përse jo”.

“Presioni nga jashtë? Nuk e ndjejmë, çdo gjë e kemi brenda skuadrës, nuk ndikohemi nga jashtë”.

“Mendoj se ky aktuali është sezoni më i mirë për mua. Janë bërë shumë ndryshime, prandaj jemi në këto nivele. E ardhmja ime? Për momentin mendoj vetëm për Vllazninë, por nëse vjen ndonjë ofertë nga jashtë, do e shikoj”.