Shume diskutime te hapura rreth mundesise se rikthimit te mesfushorit shkodran Ardit Krymi serish ne Shqiperi, por deri me tani ende asgje konkrete sepse lojtari eshte nen kontrate me Shaktar Soligorsk.
Por situata e krijuar kohet e fundit tek kjo skuader, shoqeruar me heqjen e titullit kampion dhe pezullimin me disa pike ne renditje, ka bere qe gjerat te ndryshojne dhe pse jo, mund te ndodhe qe lojtaret kryesore te largohen.
Ne nje interviste te dhene per “Panorama Sport”, ish- futbollisti i kuqebluve eshte shprehur se aktualisht ka tre oferta nga Shqiperia, por nese do te rikthehet ketu, kete gje do ta beje vetem per Vllaznine.
“Për momentin jam në pritje. Kam pasur dy oferta konkrete në kampionatin shqiptar, bashkë me Vllazninë bëhen tri. I kam falënderuar për ofertat dhe vlerësimin e madh, por përgjigjja ime ka qenë se nëse kthehem në Shqipëri, vij vetëm te Vllaznia.
Me Partizanin kam pasur thjesht bisedime, asgjë konkrete. Dëshira ime ka qenë të kthehem te Vllaznia nëse vij në Shqipëri, por jam në pritje, edhe mund të ndodhë, Nuk është çështje parash me Vllazninë, por është kontrata këtu, që vendos mbi situatën time”./SHKODRA-SPORT.COM/