Zhvillimet e fundit ne Bjellorusi dhe denimi qe ka marre skuadra e tij ka bere qe Ardit Krymi te mendoje per te ardhmen e tij larg ketij vendi. Burime prane mesfushorit shkodran bejne te ditur se ai po sheh te gjithe opsionet e mundshme dhe njeri prej tyre eshte edhe rikthimi ne Shqiperi.

Duke pare situaten e tij, Tirana ka kerkuar te perfitoje menjehere dhe “Shkodra Sport” meson se bardheblute kane shfaqur interes per kete lojtar. Shkodrani është një dëshirë e vjetër dhe tjetër e Tiranës. Mesfushori ka luajtur shumë mirë vitet e fundit dhe bardheblutë e kanë shumë dëshirë që ta afrojnë. Ai do të ishte një siguri në mesfushë dhe një tjetër alternativë për Orges Shehin si në Europë dhe kampionatin e ardhshëm.

Krymit i mbaron kontrata në fund të dhjetorit dhe më pas është lojtar i lirë. Shkodrani luan në Bjellorusi, me Soligorskin, por skuadra e shqiptarit ka pasur probleme. Gjithsesi, në mes ka edhe një problem tjetër që duhet të zgjidhet mes Tiranës dhe menaxherëve të lojtarit. Lojtari ka 15 ndeshje dhe 1162 minuta lojë. Dyshja nëse afrohet blindon skuadrën bardheblu.

Nga ana tjeter nuk perjashtohet mundesia qe edhe Vllaznia te mos e humbase kete mundesi per ta rikthyer serish ne rradhet e saj nje nga “benjaminet” e tifozerise, megjithate mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe ne vijim.

Vete Krymi gjithmone eshte shprehur se ne Shqiperi nuk e nderron Vllaznine me asnje skuader tjeter dhe prandaj nga kjo drejtuesit kuqeblu duhet te perfitojne per te pare situaten e tij dhe per t’i bere oferten e duhur./SHKODRA-SPORT.COM/