Vllaznia ka lene pas ndeshjen me Skenderbeun dhe ka nisur te mendoje tashme per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje diten e premte ndaj Dinamos.

Lajmi me i mire per stafin teknik ne kete pragndeshjes padyshim qe eshte rikthimi i Gurishtes dhe sidomos i Krymit. Themi keshtu sepse nese mungesa e kapitenit nuk i ndie shume ne sfiden ndaj korçareve, krejt ndryshe ka qene ajo e mesfushorit.

Ndonese Heriç u perpoq maksimalisht te bente me te miren e tij, serish nuk ia ka dale ta zevendesoje si duhet dhe kjo u pa qarte, sidomos ne pjesen e dyte kur korçaret moren mesfushen.

Rolin i 25 vjeçarit shkodran ne kete repart padyshim qe eshte shume i rendesishem dhe e gjithe loja e Vllaznia kuptohet qe kalon neper kembet e tij.

Krymi u ndeshkua me karton te kuq ne sfiden ndaj Partizanit dhe tashme do te rikthehet ndaj Dinamos duke premtuar te beje me te miren e tij qe Vllaznia te arrije nje tjeter fitore./SHKODRA-SPORT.COM/