Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Egnatias në “Loro Boriçi”. Skuadra shkodrane bëri një tjetër hap fals dhe sot mori barazimin e 4-të radhazi në kampionat.

Kjo ndeshje ishte e veçantë për Ardit Krymin. Mesfushori shkodran luajti sfidën e 200-të me fanellën e Vllaznisë, ndërsa po në këtë ndeshje të veçantë shënoi edhe një gol të veçantë.

Goli i shënuar ditën e sotme ndaj Egnatias ishte i 3000 për Vllazninë në histori dhe mban firmën e një lojtari shkodran. Krymi shënon rrallë, por i rastisi të shënonte sot kete gol historik.

Me këtë gol të shënuar, Krymi është futur në historinë e Vllaznisë pasi shënoi një gol special edhe pse nuk kishte shijën e 3 pikëve.