Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREArgjentina nderon Maradonën, krijohet një aeroplan në kujtim të ish-kampionit të Botës

Argjentina nderon Maradonën, krijohet një aeroplan në kujtim të ish-kampionit të Botës

Një aeroplan kushtuar ish-kampionit të Botës, argjentinas Diego Maradona është krijuar ditën e mërkurë. “Tango D10S”, një avion 12 vendësh i financuar nga një kompani argjentinase është projektuar si një “aeroplan-muze” në nderim të ish-fituesit të Kupës së Botës, i cili ndërroi jetë më 25 nëntor 2020 nga një atak kardiak.

“Tango D10S”, u krijua si një aeroplan “muze” me objekte të përdorura nga legjenda e futbollit Diego Armando Maradona në Buenos Aires.

Në pamjen e jashtme të avionit duket një foto e Maradonës duke puthur trofeun e Kupës së Botës, ndërsa fytyra e tij shfaqet gjithashtu në fundin e aeroplanit.

Krahët e avionit paraqesin golat e tij nga fitorja e Argjentinës ndaj Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986, ku njihet dhe si goli “Dora e Zotit” duke u konsideruar si një nga golat më të bukur në gjithë historinë e futbollit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments