Argjentina nuk po di të fitojë. Pas humbjes në ndeshjen e parë me Kolumbinë, këtë herë barazoi 1-1 me Paraguain dhe renditet në vendin e fundit në grup.
Lionel Messi u mundua të bënte diçka, por kundërshtari ishte i vendosur mirë në fushë dhe me një kundërsulm arriti të kalonte i pari në avantazh me Sanchez.
Në fundin e pjesës së parë portieri Armani mund të ndëshkohej me karton të kuq, por arbitri i ndeshjes e “fali”. Protesta të shumta nga lojtarët e Paraguajit.
Messi me shokë e nisën vrullshëm pjesën e dytë, teksa fituan një penallti. Gjithçka u vendos nga VAR dhe Messi nuk fali.Pak minuta më pas Otamendi gaboi me një ndërhyrje në zonë dhe shkaktoi penallti.Armani bëhet “hero”, duke ndalur Gonzales.
Argjentina u mundua shumë të realizonte golin e fitores, por tensioni i pengoi ata të ishin të qetë para portës.Kështu, gjithçka u mbyll me rezultatin 1-1 dhe “Albicelestët” duhet të fitojnë me çdo kusht përballjen e radhës me Katarin.