HomeKRYESOREArmand Duka në lot: Kjo Kombëtare po na dhuron emocione! Jemi ekipi...

Armand Duka në lot: Kjo Kombëtare po na dhuron emocione! Jemi ekipi më i mirë në grup

Shqipëria merr një fitore historike përballë Polonisë në ‘Air Albania’ duke i mposhtur rivalët me rezultatin e pastër 2-0. Pas ndeshjes, presidenti i FSHF, Armand Duka dha një intervistë për TV Klan.

Fitore shumë e mirë, dua t’i falenderoj të gjithë , trajnerin, stafin, lotjarët, tifozët por edhe policinë e shtetit. Këta lojtarë meritojnë gjithçka. Nuk ka sesi të mos lotosh nga gëzimi. Kjo kombëtare po na dhuron shpesh emocione të tilla. E kemi ngritur stekën shumë, nëse marrim ndonjë barazim do t’i shajmë (qesh).

Cdo tur varet nga të gjithë, nëse jemi pozitiv këtë energji marrin edhe djemtë. Kur e mendoj tani, kam patur frikë kot pasi nuk na rrezikuan fare. Vlerësimi sot është më shumë se 10, jemi më të mirët e grupit, humbëm një ndeshje në Poloni që nuk duhej ta humbnim. Duhet të kemi parasysh që kemi edhe 3 finale. Ne tani mendojmë Çekinë, sot festojmë të gjithë. Çekia është më e mirë se Polonia dhe nuk ka vend për eufori. Të gjithë kanë të drejtë të festojnë.

Tre herë e kam parë intervistën e Dakut kur qau dhe tre herë kam qarë po vetë unë. Te goli i sotëm ishte fantastik, sulmues rrace.

Goli Aliajt apo i Asanit? Të dy ishin fantastikë, nuk mund t’i harroj.

A jemi në rrugën e duhur? Niveli ka progresuar goxha. Kam besim te kjo Kobmëtare. Nuk themi që jemi më mirë se Polonia e Çekia por ballafaqohemi me to. Lojtarët janë të nivelit të lartë, marrin minuta. Shumë prej tyre luajnë në Serie A. Kanë të ardhme të sigurtë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments