Armando Broja po kalon një periudhë mjaft të mirë në Angli, duke shkëlqyer me Southampton në Premier League me 6 gola të shënuar. 20-vjeçari shqiptar, kartonin e të cilit e zotëron Chelsea, së fundmi është shfaqur në listën e 100 lojtarëve që po performojnë më mirë nën 21 vjeç.
Sulmuesi kuqezi renditet i 13-ti në listë dhe sipër tij nga kampionati anglez ndodhen vetëm 3 lojtarë. Ndërkohë vlen për t’u theksuar se mungojnë në top 10, lojtarë nga Seria A italiane.
Ky studim është bazuar në të rinjtë që kanë performuar më mirë gjatë këtij sezoni. Në profilin e tij është vendosur veçoria e lojtarit që godet portën.
Me interes pritet merkato e verës për Brojën, të cilin shenjtorët e shohin si lojtar kyç në formacion, por dhe Chelsea që me Lukakun zhgënjyes në fushë, mund ta shohin sulmuesin shqiptar si një alternativë për sezonin e ardhshëm.