Sezoni i ri do të nisë pas pak ditësh, teksa ekipet po bëjnë edhe prezantimin e skuadrave me të cilët do të nisin sezonin.

Chelsea ka prezantuar ekipin me të cilin do të nisë sezonin e ri futbollistik, teksa në listë ishte edhe suluesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja. Gjithashtu u publikua edhe numri i fanellës që Broja do të mbajë në rast qëndrimi tek Chelsea.

Bomberi kuqezi do të veshë fanellën me numrin 19 tek “Blutë e Londrës”, teksa më parë tek londinezët këtë numër e ka pasur edhe një sulmues me emër si Diego Costa.

Ne fakt ditet e fundit qarkulluan edhe shume lajme se Broja do te huazohej ne ndonje skuader tjeter, por duket se tashme eshte marre vendimi perfundimtar dhe ai do te qendroje tek Chelsea.