Vllaznia po ben mire si ne kupe dhe kampionat e padyshim qe nje ecuri e tille i ka bere per vete te gjithe shkodranet qe me shume se kurre duken entuziast per skuadren e tyre te zemres.

Por ne mes njerezve qe po i qendrojne prane asaj ne gjithe keto ndeshjet e fundit jane edhe dy figura te njohura te futbollit shkodran, Armando Cungu dhe Auron Miloti.

Fotoja ilustruese e ketij shkrimi, shkrepur nga fotoreporteri Mikel Thepina ne fund te ndeshjes se djeshme Vllaznia- Skenderbeu, i tregon keto dy personazhe te njohur duke lene tribunen qendrore te stadiumit “Loro Boriçi”.

Si Cungu ashtu edhe Miloti jane te bindur se nga menyra si po luan Vllaznia, ajo nuk duhet te dale pa trofe kete sezon dhe pse jo, me te dy ato te fituar./SHKODRA-SPORT.COM/