Armando Cungu ka theksuar se kampionati I këtij sezoni është më I dobëti sa I takon cilësisë. Ish-trajneri që drejtoi Laçin këtë sezon ka treguar se kurbinasit dhe Partizani I kanë dhënë tonin edicionit me lojë dhe performancë, ndërsa ka kritika edhe për Vllazninë që nuk mbajti avantazhin e 12 pikëve. Për “Sport nga Bajraktari”, Cungu që drejton Kombëtaren U-19 të Shqipërisë ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Laçit Pashk Laska, që u shpreh se titullin e fiton Teuta.
2 javë nga fundi i sezonit, Partizani – Vllaznia e vendos fituesin?
Është ndeshja e parafundit dhe përderisa kanë mbetur dy javë, pothuajse 90 përqind është deçizive për Partizanin dhe Vllazninë, ose më saktë për titullin kampion. Duke pasur parasysh se Laçi dhe Teuta, rivalët e tyre ndeshen direkt mendoj se sfida e Tiranës mund të vendosë sezonin.
Fiton Vllaznia? Është ndeshje e hapur, paçka se luhet në Tiranë. Ky kampionat ka treguar se nuk ka skuadra të forta osë të dobëta, skuadrat kanë pasur aty-aty një nivel dhe ndeshjet janë vendosur nga episodet. Vllaznia tashmë në një mënyrë duhet të luajë e çliruar sepse e mori objektivin që është Kupat e Europës dhe kjo do i bëjë lojtarët më të çliruar. Të luajë futboll pa presion.
Katër ekipe në garë, kush e meriton titullin?
Të them të drejtën, tej zemrës duhet të flas si profesionist. Me zemër do bëj tifo për Vllazninë deri në fundin e sezonit. E kam thënë edhe herë tjetër, kam qenë I bindur për Laçin dhe Partizanin. I kam theksuar se kanë lojën dhe kontigjentin, paçka se Vllaznia ka qenë në krye dhe vështirë se do i vijë më në dorë kjo situatë, të jetë 12 pikë avantazh. Futbolli I tillë është, ndodhin këto gjëra dhe e rëndësishme është që të dalin nga këto situata.
Presidenti i Laçit tha se titullin e fiton Teuta. Ju keni punuar me të, si e komentoni?
Janë komente që duhet t’i bëjnë ata që i lëshojnë këto biseda. Nuk mendoj se është normale. Mund të jenë kurthe për Teutën, ndodhin gjëra për presionin psikologjik dhe jo gjithmonë ajo që thuhet është reale. Ka edhe nënkuptime, sidoqoftë nuk është normale për të tilla deklarata por futbolli i pranon këto forma presioni.
Kampionati më I bukur? Nuk e kam thënë kurrë, kam thënë që është më I forti. Sa i përket cilësisë është më I dobëti që unë mbaj mend si sportist dhe trajner, çka do të thotë se s’ka pasur ekipe të mëdha apo të vogla. Ka qenë një nivel edhe ekipi i fundit I Fierit I ka prishur punë shumë ekipeve.
Ekipet e mëdha kanë pasur zbritje, kanë pasur rënie sa I përket cilësisë. Kanë shkuar në një nivel me skuadrat e tjera dhe kjo ka qenë arsyeja e kësaj konkurence. Konkurenca nuk do të thotë gjithmonë cilësi”, tha Cungu.