Ish-trajneri i Kombëtares U-19, Armando Cungu ka qenë pjesë e emisionit sportiv “Panorama Sport”, në “Panorama TV”. Përmes një lidhje Skype, ai foli për Kombëtaren kuqezi si dhe për ndeshjen me Moldavinë. Cungu deklaroi se ky është shorti më i favorshëm, dhe kemi mundësi për të kaluar fazën e grupeve.

“Kemi shortin më favorit, ekipe më të forta janë Polonia dhe Çekia. Duke parë historinë dhe rezultatet e mëpërparshme mund ti mposhtim Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Trajneri Silvinjo bëri një punë të mirë në Poloni. Është e lehtë në pamje të parë sfida me Moldavinë, por futbolli është i paparashikueshëm, dhe të gjitha ekipet kanë përparuar dhe janë rritur. Nëse e vlerësojmë si duhet mund ta mposhtim Moldavinë.

Pak a shumë janë lojtarë të njohur, ka edhe risi që jep shkëndija për të ardhmen. Jam kënaqur me ndeshjen ndaj Polonisë, pash një ekip të mirë edhe pse kishte pak ditë në dispozicion. Pamë një skuadër me dëshirë për të luajtur futboll.

Më pëlqen më shumë skema që përdor Silvinjo, por në fund rëndësi kanë rezultatet. Pas vitesh me Rejën me një tjetër skemë, nuk është e lehtë kjo e reja por ata ja dolën të bënin një ndeshje të mirë. Shenjat e para janë pozitive dhe shpresoj të vazhdojnë kështu.

Sadiku është një vlerë e shtuar, 3 vjet shkëputje nuk janë pak. Por shpresoj të kapë sa më shpejt ritmin e grupit. Kombëtarja ka nevojë për sulmues, dhe ai mund të japë shumë.

Unë i besoj 3 pikët e kombëtares kuqezi ndaj Moldavisë. Nëse bëjmë një ndeshje si ndaj Polonisë nuk është problem. Shanset i ka të mëdha, mund të jetë shorti më i mirë në favor të Shqipërisë dhe mund ta kalojë grupin. Shqipëria duhet të ketë ambicie, ego dhe uri për të ecur përpara. E rëndësishme është fitorja dhe loja e bukur”, deklaroi ai.