Kategoria Superiore ka ngritur siparin e javës së parë. I ftuar në emisionin “Fair Play “, ka folur edhe presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armando Duka.

Numri një I futbollit shqiptar ka komentuar javën e parë të kampionatit shqiptar, risitë e reja të këtij sezoni, ndërsa ka folur edhe për Kombëtaren. Gjithashtu presidenti Duka zbuloi se në muajin e ardhshëm do të jenë gati edhe stadiumet e Kukësit dhe Partizanit dhe dy klubet do të rikthehen të luajnë në shtëpitë e tyre.

“Doja të uroja të gjith lojtarët dhe klubet për nisjen e sezonit të ri. Sot kam ndjekur ndeshjen Egnatia-Kukësi në një stadium të ri modern për qytetin e Rrogozhinës. Në muajit në vazhdim do të shtohen edhe dy stadiume të tjera si ajo e Kukësit dhe Partizanit.

Urojmë që pandemia dhe infektimet të jenë sa më të vogëla. Nëse situata rëndohet do të kemi protokoll tjetër pasi do të mbrojmë lojtarët, stafët dhe tifozët. Uroj që të kemi sa më pak infektime dhe të kemi tifozë në stadium pasi u ka munguar shumë futbolli në stadiume”.

Liga Profesioniste? “Kemi bërë gjithçka të mundur që ky institucion të lind dhe të rritet. Tani është në dorë të presidentëve të klubeve që ta rrisin akoma më shumë që të shtohen edhe më shumë të ardhurat”.

Sistemi VAR? “Sapo kemi filluar dhe kemi përdoruar VAR. Për fat të mirë nuk ka qenë shumë e nevojshme dhe java e parë ka qenë e suksesshme dhe efikas. Do të duhet ditë pas dite të përmirësohen e të jenë sa më efikas në vendimet e tyre. VAR do t’I ndihmojë gjyqtarët në marrjet e vendimeve për aq sa lejohen. Bota e futbollit e ka disktuar nëse do të kishte apo jo teknologji pasi futbolli është një lojë gabimesh. Përderisa e gjithë bota ka vendosur kështu, mendoj që është mirë kështu. Nuk mendoj se VAR do të eleminojë diskutimet”.

Kategoria e Parë? “Gjithmonë ato ekipe që kanë ardhur në Superligë e kanë merituar. Këtë sezon është ndryshe pasi luhet më një grup dhe është me interesante. Niveli I klubit të Kategorisë së Parë është rritur shumë dhe këto do ta ndihmoj që të kemi nivelin e Kategorisë Superiore dhe klubet që vijnë të mos jenë kalimtare. Ekipet duhet të jenë të impenjuara për të luajtur dhe jo për të qenë kalimtar”.

Privatizimi i klubeve? “Klubet e Superligës janë të privitazuara tashmë dhe drejtohen nga shoqëri aksionere. Edhe disa ekipe të Kategorisë së Parë janë privatizuar. Nuk duhet që Bashkitë të heqin dorë nga futbolli pasi është e detyra që të mbështesin sportin dhe infrastrukturën e qytetit. Nëse nuk janë vendimarrës në klube duhet të ndihmojnë ekipet me gjëra të tjera pasi edhe futbollistët paguajnë taksa. Më mirë t’I harxhojmë këto para me sport se sa me gjëra të tjera si sëmundjet e obezitetit apo edhe ata që merren me drogë pasi shteti edhe për ta harxhon lekë. Nëse kemi më shumë futboll do të kemi më pak të tillë gjëra”.

Kombëtarja? “Skuadra është në gjendje të mirë dhe kemi një gërshetim e lojtarëve me eksperiencë dhe ata të rinj. Kemi bërë 3 ndeshje të mira edhe pse kemi humbur një prej tyre e për këtë jemi opstimisht. Objektivi i vendit të dytë mbetet e vështirë pasi kemi përballë dy kombëtare të forta. Ne duhet të provojmë gjithçka e të kemi të njëjtin impenjim siç bëmë në 3 ndeshjet e muajit shtator. Uroj që të mos kemi dëmtime deri në 9 tetor që do të luajmë në Hungari dhe unë mendoj se ekipi do të dhurojë spektakël dhe do të marrë rezultate pozitive”.

Zgjedhjet në FSHF? “Ato që folëm më lartë janë më të rëndësishme. Kemi shumë projekte që kemi nisur. Duhet të përfundojmë stadiumin e Kukësit, po bashkëpunojmë me Partizanin dhe do të harxhojmë 2021 duke përfunduar këto projekte. Në 2022 do të mendoj për 2022”./newsport/