Skuadrat shqiptare mësuan ditën e sotme ekipit kundërshtare në Kupat e Europës. Partizani kampion do të ndeshet ndaj Qarabag, Kukësi ndaj Debrecenit, Teuta ndaj Vestpils dhe Laçi ndaj Hapoel Bersheva.

Lidhur me shortin ka reagua dhe presidenti i Federatës shqiptare, Armand Duka. Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, Duke i uron suksese skuadrave shqiptare.

Postimi i Armand Dukës:

Suksese #Partizanit, #Kukësit, #Teutës dhe #Laçit në përfaqësimin europian!
Sot skuadrat shqiptare kanë njohur kundërshtarët e tyre në kompeticionet europiane, UEFA Champions League dhe UEFA Europa League.

Dua ti uroj të katër skuadrave shumë suksese në këtë garim në sfidat europiane dhe dëshiroj që të shkojnë sa më larg. Me strategji dhe objektiva seriozë për të arritur objektiva të rëndësishëm, si dhe me besim e punë mund të shkoni larg, duke e bërë të pamundurën të mundur dhe utopiken një realitet të prekshëm. Suksesi është gjithmonë i arritshëm! 
Armand Duka