Kombëtarja e vajzave ka arritur në sukses në Ligën e Kombeve. Vajzat kuqezi kanë siguruar qendrimin në Ligën B edhe në edicionin e ardhshëm. Trajneri i Amir Grima ka folur për tepër për këtë sukses të arritur nga ekipi i tij në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Mega Sport” në “A2 CNN”. Ai është shprehur se këto rezultate janë dëshmi e rritjes së Kombëtares dhe se ndjen krenari që drejton këtë ekip.
“Ishte shumë e vështirë. Liga B është ligë e skuadrave shumë të mira të Europës. E quaj sukses për ekipin e femrave që të jemi në këtë ligë. Tregon rritjen që kemi pasur. Kemi pasur shumë dëmtime, kemi pasur shumë vështirësi. Por në fund ia arritëm falë mundit dhe djersës së këtyre vajzave, sakrificave së tyre, doli me sukses.
Forca e këtij ekipi është grupi. Është harmonia, grinta që ka ky ekip. Është karakteri i këtyre vajzave. Nga më të vjetrat deri te më të rejat e kanë pranuar njëra-tjetrin dhe japin më të mirën e mundshme. Ato që kanë i japin të gjitha, i shkrijnë për ekipin, për Kombëtaren. Jam krenar që i drejtoj këtoj vajza.
Kombëtarja e çunave ka ardhur shumë mirë deri këtu. Në ndeshjen me Anglinë nuk kemi çfarë të humbim. Dashtë Zoti të dalim me Andorrën mirë dhe pastaj të presim që të marrim maksimumin me Anglinë. Jemi afër”, ka deklaruar Armir Grima./Sport Ekspres/







