Qe prej largimit nga Vllaznia ne fillim te qershorit, Ardit Hoxhaj ka qene ne kontakte me disa ekipe, si brenda ashtu dhe jashte vendit, por duket se me ne fund e ka bere zgjedhjen e tij.

Sulmuesi vlonjat me shume mundesi do te jete pjese e ekipit te Elbasanit ne sezonin e ri, ashtu si dhe vlonjati tjeter, ish- kapiteni i Partizanit Bruno Telushi.

Mediat e shkruara bejne te ditur se te dy keta futbolliste kane rene parimisht dakord me drejtuesit elbasanas dhe ne ditet ne vijim do te vijne edhe firmat ne kontrate.

Hoxhaj vjen pas tre sezonesh te Vllaznia, ku arriti te kontribuonte ne fitimin e dy trofeve te Kupes se Shqiperise me te, nderkohe qe tashme do te kete mision ngjitjen e Elbasanit ne Superlige./SHKODRA-SPORT.COM/