Vllaznia U19 e sezonit te ri pritet te jete nje ekip interesant ku nderthuren mire te dy grupmoshat qe e perbejne ate. Si rrjedhoje, stafi teknik ka perzgjedhur edhe kapitenin qe do te kete ai.

Shiriti i eshte besuar futbollistit Arsen Elbasani. Nje lojtar qe po tregon jo vetem forme te mire sportive por edhe autoritet në fushën e lojës.

Si rrjedhojë në seanca të veçanta, ky 18 vjeçar është grumbulluar edhe në stërvitet e ekipit të parë dhe ndaj tij ka një vëmendje, ashtu si dhe për 4-5 lojtarë të tjerë.

Ajo që është më interesantja ka të bëjë me faktin se Elbasani me ekipin U19 është duke luajtur si mbrojtës i djathtë.

Deri vitin e kaluar ka qenë mesfushor qendre por gjërat kanë ndryshuar dhe ai po përshtatet mjaft mirë në pozicionin e ri dhe ndoshta mund të themi se është ideali për të, nisur nga aftësitë që ai ka.

Elbasani ka qenë më përpara edhe pjesë e ekipeve kombëtare të moshave dhe kuptohet që është një element i rëndësishëm i Akademisë Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/