Mançester Sitit arriti një fitore të rëndësishme në garën për titull përballë Arsenalit me rezultatin 4-1. Pas sfidës, trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, nuk i kurseu elozhet për Erling Haland dhe se gjithashtu ndeshje pas ndeshje do të mundohet të fitojë në mënyrë që titulli të jetë ende më afër.

“Erling është i pabesueshëm! Në sezonin e kaluar me një 9 fals kemi luajtur shumë më ndryshe, por lidhja e tij me Kevinin është e jashtëzakonshme dhe sot ne u përpoqëm që ta përdornim sa më shumë që të ishte e mundur.

Që nga minuta e parë ne kishim një fokus të lartë. Çdo ndeshje ne mundohemi ta fitojmë dhe të shohim përpara. Tre ndeshjet e radhës janë vërtet të rëndësishme.

Fulhami të dielën? Çfarë ka bërë Marko Silva është vërtet e pabesueshme.

E vërteta është se jemi ende pas Arsenalit. Ata janë dy pikë përpara nesh. Ndeshje pas ndeshje ne do të shohim se çfarë pritet të ndodhë”, u shpreh Guardiola.