Denis Suarez, mesfushori i Barcelonës është shumë pranë largimit nga klubi katalanas.

Siç raporton edhe Gianluca Di Marzio, ish-lojtari i Vijarealit është me sytë nga Premierliga, aty ku e pret skuadra e Unai Emeri, Arsenali.

Milani dhe Roma ishin në garë për talentin e Barçës, por mesfushori spanjoll është i lidhur me teknikun e “topçinjve” që në kohën kur ai ishte në Sevilje.

Suarez nuk është aspak i kënaqur në “Camp Nou”, me vetëm 2 paraqitje të bëra këtë sezon, ai kërkon më shumë hapësira për të ecur para në karrierën e tij futbollistike. Tashmë udhëtimi për në Londër duket më i sigurt se kurrë më parë.