Pas triumfit 2-0 në javën e parë ndaj Uolves, Arsenali ka arritur të bindë edhe në transfertë, teksa regjistroi një fitore fotokopje mbrëmjen e sotme ndaj Aston Vilës.
Skuadra e Artetës arriti të merrte 3 pikë të arta, pas golave të shënuar nga Trosard dhe Partey në minutat 67 dhe 77.
Një start pozitiv për “topçinjtë” që kanë si objektiv fitimin e titullit kampion.
Duelin e radhës Arsenali do e luajë në shtëpi ndaj Brajtonit, që ashtu si skuadra e Artetës ka 6 pikë. Ndërkohë në krahun tjetër Aston Vila do të përballet me Leisterin në transfertë.