Vllaznia po kalon një formë fantastike këtë sezon. Shkodranët kryesojnë Superligën pas 8 javësh dhe kanë hedhur kandidaturën në luftën për titull.
Mesfushori, Arsid Kruja ka qenë një nga pikat e forta të Vllaznisë këtë vit, ndërsa u ndal për pak kohë pas infektimit me Covid-19. 27-vjeçari është shëruar plotësisht dhe në një prononcim për “RTSH Sport”, është shprehur se kjo Vllazni nuk është rastësisht në vend të parë.
“Fakti që jemi në vend të parë nuk më gëzon vetëm mua, por të gjithë tifozët shkodranë. Ashtu siç e kemi arritur duhet ta mbajmë pasi është akoma më e vështirë për ta mbajtur vendin e parë. Nuk mendoj se jem rastëstësisht në vend të parë pasi fati nuk të ndihmonë gjithmonë.
Oreksi vjen duke ngrenë e përdërisa kemi arritur të jemi në vend të parë deri tani pse të mos tentojmë deri në fund!? Ekipi ka gjetur një grup pasi kur mungon një lojtar është gati një lojtar tjetër për ta zëvendësuar më së miri”.
Covid-19? “Beteja me Covid-19 ishte e vështirë, arrita ta mposht e të rikthehem në fushë. Ishalla nuk e kalon askush pasi është shumë e vështirë.
Si Kukësin dhe çdo ekip tjetër I shikoj të fortë. Këtë vit nuk ka ndeshje të lehta, por është ende herët për të thën se kush do të jetë për kampion e kush për Kupat e Europës.
Laçi? “E njoh personalisht ambientin atje pasi kam luajtur sezonin e kaluar e kam shumë respekt. Ne do të shkojmë të luajmë si në ndeshjet e tjera e të arrijmë rezultate pozitiv pasi kemi treguar që edhe jashtë jemi një skuadër e fortë./newsport/