Mohamed Kudus ishte një nga objektivat kryesorë të Çelsit dhe Ajaksit këtë merkato vere, me të dyja klubet që kërkonin të bindnin Ajaksin për shërbimet e ganezit.
Gjithsesi duket se ai nuk do të shkojë në Londër, por ka zgjedhur një tjetër klub në Premier Ligë.
Bëhet fjalë për surprizën e këtij sezoni, Brajton, që arriti të siguronte një vend në Ligën e Europës.
Siç bëjnë me dije mediat, palët kanë rënë dakord për 40 milionë euro dhe Kudus pritet shumë shpejtë të bëhet pjesë e skuadrës së De Zerbit.