La Vllaznine me destinacion Durresit dhe firmen me Teuten, por gjerat duket se kane marre rrjedhe tjeter per mbrojtesin shkodran Abdurrahman Fangaj. Sipas “Panorama Sport”, ai është lojtari më i ri i Egnatias.

Kjo gazete zbulon ekskluzivisht se 24-vjeçari ka firmosur me klubin rrogozhinas dhe pritet të prezantohet në orët në vijim.

Fangaj kompleton mbrojtjen e Egnatias, e cila pas përfundimit të sezonit ka ndryshuar 100 %. Fangaj prishi kontratën me Vllazninë pak ditë me parë, duke dalë lojtar i lirë.

Me pare, ate e kishte kerkuar edhe Flamurtari por lojtari shkodran i tha “jo”, ndersa ditet e fundit u be thuajse fakt i kryer kalimi tek Teuta. Por as njera dhe as tjetra.

Mbrojtesi i djathte duket se eshte bindur nga oferta e drejtorit sportiv te Egnatias Ndriçim Shtubina per te firmosur per Egnatian dhe kjo pritet te ndodhe ne vijim.