Te Vllaznia per ndeshje e sotme ndaj Kukesit, e vlefshme per javen e pare te “Abissnet Superiore” sezoni 2023-24, do te kete edhe nje tjeter mungese te rendesishme perveç asaj te Ardit Krymit. Behet fjale per Esin Hakajn, mbrojtesin e majte te kesaj skuadre.
Ne fakt ai do te jete i gatshem ne pankine por nuk do ta nise ndeshjen nga minuta e pare. Po kush do ta zevendesoje? Alternativat per krahun e majte te mbrojtjes jane dy: Xhelil Asani dhe Flori Spahija.
Trajneri Memelli dje gjate konferences per shtyp u shpreh se ende nuk e kishte vendosur, me shume mundesi do te ishte Asani nga minuta e pare ne fushe. Kjo ngaqe lojtari i ardhur kete merkato nga Erzeni, ka pervoje me shume sesa Spahija.
Ky i fundit ne fakt ka bere paraqitje te mira ne ndeshjet miqesore te kuqebluve se fundi. Ka shenuar ndaj Teutes golin e barazimit, ka dhene asistin e golit te fitores ndaj Tiranes dhe po ashtu ka bere figure te mire edhe ne ndeshjet e tjera.
Megjithate stafi teknik i Vllaznise ka vendosur mesa duket qe ne fushe ga minuta e pare sot te jete futbollisti Xhelil Asani./SHKODRA-SPORT.COM/