Lautaro Martinez po përjeton një vit magjik në UEFA Champions League. Me 11 gola të shënuar në vitin 2025, kapiteni i Interit është aktualisht golashënuesi më i mirë i kompeticionit gjatë këtij viti kalendarik, duke lënë pas yje të mëdhenj të futbollit evropian.

Argjentinasi, që prej fillimit të fazës së grupeve, ka qenë arma kryesore e Kristian Kivusë në sulm, duke udhëhequr skuadrën drejt një fillimi perfekt në Champions, tre fitore radhazi pa pësuar gol. Me instinktin e tij të pamëshirshëm në zonë, Martinez ka treguar se është në kulmin e formës.

Golat e Lautaros kanë ardhur në momente vendimtare, duke hapur ndeshje të vështira apo vulosur fitore të thella. Ajo që e bën edhe më mbresëlënës këtë sukses është efikasiteti dhe liderizmi i tij, cilësi që e kanë kthyer në një simbol të Interit të Kivut. Me inteligjencën taktike dhe aftësinë për të lexuar çdo situatë, ai është bërë një referencë e padiskutueshme në ofensivë.